Dj i pasur trondit martesën e Marina Vjollcës, Getoar Selimi në hall me fiksimin e muzikantit për gruan e tij
Marina Vjollca është një ndër personazhet më të lakuara të ekranit shqiptar, ndërkohë që shfaqet çdo javë e kuruar si moderatorja e show-t “Klanifornia”.
Por duket se profili i saj në “Instagram” nuk ka kaluar pa u vënë re për pozat e videot, duke tërhequr vëmendjen dhe të Deejay-t me famë botërore, po ashtu një djalë shumë sharmant, i njohur si “Dj Snake”.
Pas një komenti që i bëri pak ditë më parë në një foto që Marina kishte postuar në “Instagram”, Dj Snake s’e ka lënë me kaq. Si duket, artisti pasanik me famë botërore është fiksuar keq me moderatoren shqiptare, pasi i ka komentuar sërish në videon e fundit që ka postuar.
Marina shihej teksa po realizonte një set të ri fotografik, ndërsa DJ e ka komentuar duke i dërguar një yll që shndrit. Kujtojmë që Marina njoftoi e emocionuar pak ditë më parë se është bërë ambasadore e markës së njohur italiane “Elisabetta Franchi” në Shqipëri dhe Kosovë, por duket se fiksimi i Dj-it ka tronditur martesën e moderatores me CEO-n e “Babastars”, Getoar Selimin.
Burime pranë çiftit kanë dëshmuar se mes tyre ka plasur keq xhelozia dhe se Getoari ka kërkuar të ballafaqohet me reperin, duke i treguar se ajo nuk është “single”, e për më tepër, është gruaja e tij.
Për ironi të fatit, Dj-i 34-vjeçar është francez, një gjuhë në të cilën Geti vendosi të titullonte duetin me Majk, pikërisht “Je t’aime” (Të dua). Dj. Snake, emri i vërtetë i të cilit është William Sami Étienne Grigahcine, njihet për deputimet “Bird Machine” and “Turn Down for What” që në vitin 2013.
Në vitin 2016 ai realizoi albumin e tretë “Let Me Love You”, në bashkëpunim me Justin Bieber. Përveç suksesit, pamjes shumë tërheqëse e stilit unik dhe jetës së luksit, ai është një djalë Parisi, qyteti i dashurisë dhe romancave, kështu që nuk është çudi të jetë ekspert në joshje.
Ndaj, komentuesit pyesnin se a e rrezikon Dj. Snake martesën e Marinës me Getoarin?
Në fakt, ajo duket shumë e lumtur në krahët e Getoarit, por “e mira s’ka fund”, thumbojnë disa komentues të tjerë, duke lënë të kuptohet se Marina nuk është çudi të tundohet.
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, si një nga çiftet më të pëlqyera të showbizz-it, kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave, edhe pse gjithmonë janë treguar tepër të rezervuar.
Por në një intervistë për “Living”, reperi foli për herë të parë mbi marrëdhënien me gruan e tij, Marinën, dhe thashethemet se xhelozia e tij është bërë shkak që ajo të mos punonte për ca kohë në televizion.
“Gjithë jetën më ka shoqëruar problemi i pamjes sime të jashtme, njerëzit më paragjykojnë, sepse u dukem shumë i ashpër, xheloz, agresiv. Në fakt, kur i lexonim ato, unë dhe Marina kemi qeshur, sepse e dimë se sa e kam përkrahur unë atë në punë dhe jo vetëm, por në çdo gjë, sikurse bën dhe ajo me mua.
Pastaj, kur e njoha, Marina ishte figurë televizive dhe ato fjalë kanë qenë të tepruara. Unë jam tip që jo për këtë, por dhe për lajme të tjera nuk kam dalë ndonjëherë të flas. Jam indiferent. Nuk flas as mirë e as keq dhe mendoj se kjo është arma më e fortë.
Po u mora me një, duhet të merrem me të gjithë. Nëse diçka e kalon kufirin, e injoroj plotësisht; këtë gjë iu them edhe administratorëve të faqeve të mia”, është shprehur Geti.
Kujtojmë se pas martesës, Marina qëndroi jashtë televizionit duke pritur projektin më të mirë. Vetëm në prill të 2019-ës, mediat shkruanin se Marina Vjollca shpalli pavarësinë nga Getoar Selimi me poza seksi, direkt pas projektit që e riktheu në televizion.
Marina publikoi disa fotografi të reja mjaft provokuese dhe “hot”, ku sipas ndjekësve, me këto poza provokuese, ajo shpalli më në fund pavarësinë nga Getoar Selimi. Pasi u bë gruaja e tij, u fol se Getoari tregohej fanatik, duke i kontrolluar madje dhe veshjet, që të mos ishin shumë provokuese në spektaklin që ajo moderoi në “Tv Klan”, “C’est la vie”.
Ky set, natyrisht që nuk ishte bërë pa qëllim nga Marina, e cila theu më në fund heshtjen për rikthimin në ekran. Lajmin e bukur e dha vetë disa kohë më parë me anë të një postimi në “Instagram”. Pak kohë më parë u fol se emisioni i saj i ri do të kishte për protagonist edhe bashkëshortin, Getoar Selimi, dhe Flori Mumajesin, një format për “Klan Kosova”.
Por më pas ishte moderatori Alaudin Hamiti që mori përsipër autorësinë e programit me titull “E ke yllin”. Për projektin e “Klan Kosova”, Alaudini tregoi se ky spektakël për herë të parë do të shfaqet në Kosovë dhe konkurrentët do të këndojnë këngë shqiptare.
Shumë kolegë të saj e konsideruan një lëvizje të gabuar, duke qenë se la punën si bashkëdrejtuese prej 10 vitesh e “Procesit Sportiv” me Edi Manushin dhe humbi stabilitetin në punë. Për këtë arsye, Marina që pas mbylljes së spektaklit “C’est la vie” iu dedikua një jete të qetë, larg angazhimeve dhe lodhjes.
Në postimet e saj, ajo bënte autoironi, duke e konsideruar veten “shtëpiake e dëshpëruar”. Pas martesës me reperin e njohur, Getoar Selimi, të gjithë presin një fëmijë nga çifti i njohur i showbizz-it, duke qenë se hapat që ata hodhën në marrëdhënien e tyre ishin të një çifti tradicional, me fejesë e më pas martesë.
Marina, edhe pse një personazh publik dhe e identifikuar në karrierën e saj me mbiemrin Vjollca, vendosi të merrte mbiemrin e burrit (Selimi) gjatë ngjitjes në altar. Ndërsa Getoari, për t’iu përshtatur karrierës së saj në Shqipëri, vendosi të blinte apartament në Tiranë, ku tani bashkëjetojnë si burrë e grua.
Nga ana tjetër, martesa duket se i largoi fillimisht nga karriera, një shkëputje momentale, pasi tashmë të dy po punojnë paralelisht për projektet e tyre. CEO i “Babastars”, Getoar Selimi, festoi dje 38- vjetorin, ndërkohë që në gjithë këtë festë ra në sy surpriza e bashkëshortes së tij, Marina Vjollcës.
Në minutat e para të 3 korrikut, moderatorja ishte kujdesur që ta zbukuronte ambientin ku do të festonte dhe porositi tortën speciale, që simbolizonte klipin e ri të Getit në bashkëpunimin me Majk.
“Faleminderit për këtë tortë të mrekullueshme dashuria ime, Marina Vjollca!“, shkruante Getoar Selimi, duke zbuluar kështu pak nga intimiteti i tyre kur festojnë ditëlindjet.
Me këto postime, ata dëshmuan se edhe pse vitet kalojnë, martesën ata e shijojnë si një muaj mjalti. Ndërkohë që shpesh janë komentuar edhe për kriza të vogla në martesën e tyre për shkak të xhelozive të shkaktuara nga ngacmimet e jashtme nga persona të tretë.
(Panorama Plus)