Djali i Bob Marleyt bashkëpronar i revistës që shkruan për Kanabis

Damian Marley, i njohur si djali i yllit të muzikës reggae Bob Marleyt, është bërë së fundmi gjysmë pronar i revistës High Times, e cila njihet si markë medatike, e cila shkruan për kanabisin. Por nuk ishte i vetmi Damian, ai i cili u bë aksioner i kësaj reviste me emrin “High Times”, pasi asaj iu bashkuan edhe disa veteranë të argëtimit dhe kanabisit. Mendohet se vlera e këtyre aksioneve shkon deri në 70 milionë dollarë. “Kur isha në shkollë të mesme, rrisja disa barishte. Mësova të dalloja bimën mashkullore nga bima femërore duke lexuar revistën ‘High Times’. Tani është një nder për mua që të jem pjesë e trashëgimisë së High Times, pasi kam qenë një adhurues për shumë vite”, është shprehur Marley i pyetur në lidhje me këtë.

SHKARKO APP