Djali i çiftit Beckham është aq king, sa të heq dëshirën për të parë David (FOTO)
Tani që fëmijët u rritën, gjithmonë e më shumë vëmendja largohet nga David dhe Victoria, për të shkuar drejt tyre. Së fundmi të gjithë i kanë patur sytë tek djali 14-vjeçar i çiftit, i cili në fakt është bërë një bukurosh i vërtetë.
Romeo Beckham duket se do të jetë po aq i suksesshëm, ose ndoshta dhe më shumë se babai i tij. Nuk do shumë për ta dalluar se 14 vjeçari është kombinimi perfekt i çiftit. Me qendrimin e David dhe tiparet e Victorias s’ka dyshim që edhe për fare pak, ai do të jetë një personazh më vete.
Çifti Beckham gjithmonë është njohur për përparësinë që i jep harmonisë familjare, duke u shfaqur çdo herë bashkë me fëmijët e tyre. Mjafton t’i hedhësh një sy rrjeteve sociale për të parë se pothuajse në çdo postim do të gjendet ndonjë nga 4 fëmijët e dyshes.