Djali i John Lennon operohet me urgjencë, heq tumorin malinj nga koka

Julian Lennon, i biri i të famshmit John Lennon, ka pranuar në rrjetet sociale se është operauar me urgjencë dhe ka hequr nga trupi i tij një tumor malinj nga i cili ishte prekur. Julian Lennon ka hequr masën tumorale nga koka.

Vetë djali i ish këngëtarit të Beatle dhe Cynthia Powell ka pranuar ngjarjen e rëndësishme që i ka ndodhur në jetën e tij. në një post të publikuar në Facebook, artisti ka treguar shenjën që i ka ngelur nga ndërhyrja kirurgjikale dhe u ka dërguar një mesazh të rëndësishëm të gjithëve atyre që e ndjekin.

Ai u kërkon të mos e neglizhojnë asnjë moment shëndetin.

Kantautori 57 vjeçar ka treguar eksperiencën e tij tepër të rëndë, ndërsa bën me dije se disa ditë më parë, gjatë një kontrolli rutinë, dermatologu kishte vënë re një gjendërr të vogël në kokë. Ai i ka këshilluar menjëherë që të kontrollohet dhe të bëjë biopsinë e asaj gjendre.

Një ditë pas analizave Julian ka mësuar se bëhej fjalë për një tumor malinj dhe u operua me urgjencë. Rezultati? Me shumë mundësi arriti të shpëtonte jetën e tij nga vdekja që i rrinte pas dere.

SHKARKO APP