Djali i kitaristit të “Pink Floyd” jeton me një laraskë

Charlie Gilmour, djali i adoptuar i kitaristit të “Pink Floyd”, David Gilmour merret me gazetari dhe jeton në Londër me gruan dhe laraskën e tij. BBC Three është duke xhiruar një dokumentar për 27-vjeçarin, të cilin e ka quajtur “Njeriu që jeton me laraskën”. Laraska është bërë pjesë e jetës së tij. Shpendi i pazakonshëm e ka frymëzuar Charlien që të hapë edhe kafenenë e parë për laraska në botë. Ai madje i ka hapur laraskës së tij edhe profil në rrjetin social Instagram. I frymëzuar nga laraska me emrin Benzene, Charlie e ka hapur kafenenë e parë për laraska. “Është shpendi im i vogël, mirëpo në njëfarë mënyrë ka arritur që të përfshihet në gjithë jetën time”, ka thënë Charlie duke shtuar se përpiqet ta trajtojë si foshnje dhe e ushqen me krimba, të cilët ia jep me dorë. “Ne lahemi bashkë… (Laraska) është shumë e ndjeshme. Para mbrëmjes vjen dhe më ulet në prehër ose në sup dhe fillon të nxjerrë zëra të ëmbël”, ka deklaruar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?