Djali i Mel Gibson: Nuk jam i shëmtuar sa ai

Louie Gibson është djali i legjendës së filmit, Mel Gibson, por dëshiron të bëjë emrin e tij në industrinë filmike. Por, krahasimet me babanë e tij kanë ndikuar në ndërtimin e një karriere personale, sidomos kur ishte më i ri. 29-vjeçari thotë se është i vetëdijshëm për ngjashmëritë me babanë e tij, por dëshiron ta konsiderojë veten si një version të përmirësuar të yllit të “Lethal Weapon”. “Nuk jam aq i shëmtuar sa ai. Unë them se dukem shumë më mirë se ai”, ka bërë shaka Louie në një prononcim për The Daily Telegraph. Sidoqoftë, krahasimi i fotografive të tij me Mel tregon se Louie ngjan shumë me babanë e tij në kohën kur ka qenë i ri, si në filmat “Mad Max”. Louie është njëri prej nëntë fëmijëve të Gibson dhe së bashku me prindërit e tij u vendos në Amerikë kur ishte 8 vjeç. Ai i ka ndjekur hapat e babait, duke u inkuadruar në industrinë e filmit si një regjisor. Djali i Gibson ka studiuar për film në Universitetin Chapman në Kaliforni. “Happy Hunting” (2017) është filmi i parë i metrazhit të gjatë që është realizuar nga Louie së bashku me mikun e tij, Joe Dietsch. Është fjala për një film të zhanrit horror-western.

SHKARKO APP