Djali i Michael Buble i shpëton kancerit, flet nëna e vogëlushit
Gruaja e këngëtarit MichaelBuble ka folur për herë të parë për trajtimin e kancerit të djalit të tyre 3-vjecar.
Para disa ditësh, Noah ka përfunduar me sukses një trajtim tjetër. Ai u diagnostikua në nëntor me këtë sëmundje, por asnjëherë nuk u bë e ditur se në cilën fazë ishte ai.
“Falë Zotit, djali është mirë. Kur të ndodhin gjëra të tilla, duhet t’i përballosh. Na ndodhi edhe ne. Tani e vlerësoj jetën me shumë se kurrë.
Dua të falënderoj njerëzit për mbështetjen e tyre, për lutjet dhe dashurinë që na kanë dhënë. Dua t’ju them se na kanë ndihmuar shumë që të përballojmë dhimbjet.
Shërimi i djalit është një proces i gjatë, siç mund ta dini, prandaj duhet të bëjë kontrolle të vazhdueshme. Megjithatë jemi shumë të lumtur”-” deklaroi bashkëshortja 29 vjeçare e këngëtarit Michael Buble, aktorja Luisana Lopilato, gjatë një konferencë për shtyp.