Djali i presidentit Trump, do të martohet në një ceremoni sekrete në Bahamas
Donald Trump Jr. pritet të martohet këtë fundjavë me Bettina Anderson në një ceremoni private dhe luksoze në Bahamas. Dasma do të zhvillohet me më pak se 50 të ftuar, ku do të marrin pjesë vetëm familjarët dhe miqtë më të afërt të çiftit.
Vëmendjen kryesore e ka marrë mungesa e Donald Trump, i cili konfirmoi publikisht se nuk do të jetë në dasmën e të birit. Ai deklaroi se detyrat shtetërore dhe situata ndërkombëtare nuk i lejojnë të largohet nga Washingtoni, edhe pse tha se do të dëshironte të ishte pranë familjes në këtë moment të rëndësishëm.
Sipas mediave amerikane, çifti kishte kërkuar që ceremonia të mbahej larg vëmendjes mediatike për të shmangur masat e forta të sigurisë që do të sillte prania e presidentit amerikan. Kjo do të jetë martesa e dytë për Don Jr., i cili ishte i martuar më parë me Vanessa Trump, ndërsa më vonë ishte i fejuar me Kimberly Guilfoyle.
KOHA JONË SONDAZH

