DMX pëson sulm në zemër, reperi i njohur në gjendje kritike për jetën

Reperi dhe aktori amerikan DMX është në gjendje të rëndë në spital pas një sulmi në zemër. Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij Murray Richman. Richman tha për mediat amerikane se nuk e dinte nëse sulmi në zemër ishte sjellë nga mbidoza apo diçka tjetër . DMX ka luftuar fort, madje edhe publikisht, për të hequr dorë nga përdorimi i drogërave dhe kaloi një periudhë të gjatë në rehabilitim.

Ai është parë si një ikonë hip-hop dhe ka bashkëpunuar me artistë të njohur, duke përfshirë këtu JAY-Z, Ja Rule, Eve dhe LL Cool J. Gjithashtu DMX ka qënë pjesë e disa filmave. 50-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, u dërgua në spital në White Plains, New York.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?