Do të largohet apo jo Ori nga “Wake Up”? Pas këtij postimi s’ka më dyshime

Ori Nebijaj i bëri të gjithë të mendojnë se do të largohet nga emisioni “Wake Up” këtë sezon. Ditë më parë ajo postoi një status në Instastory që na futi në mendime. “Po sikur të fle pak këtë sezon?”, shkruante moderatorja.

Por sot kolegu i saj Isli Islami ka hedhur poshtë dyshimet. Ai ka publikuar një postim ku ka njoftuar rikthimin e programit të mëngjesit ditën e nesërme në orën 7:00 deri në 10:00 së bashku me Orin.

“Ju ka marrë malli për mëngjeset në Wake Up? Rikthehemi nesër në orën 7:00-10:00 me Ori Nebijaj dhe Isli Islami në @topchannelalbania dhe @top_albania_radio”, shkruhet krah fotos së Orit dhe Islit.

Dyshja do të rikthehet fuqishëm këtë sezon të ri dhe as bëhet fjalë për largim!

SHKARKO APP