“Do t’i lash këmbët xhaxhallarëve”, shakaja që humoristi i njohur i bëri gruas së tij

Aktori i njohur Gentian Zenelaj është një nga humorsitët më të mirë në Shqipëri dhe shakatë janë pjesë  e jetës së tij. I ftuar në emisionin e Rudina Dembacaj Gentiani ka folur për shakanë më të kripur që ka bërë ndonjëherë.

Ai shprehet se shakanë më të bukur ia ka bërë gruas së tij Aida kur e ka prezantuar me prindërit e tij.

Duke qenë se bashkëshortja e tij është nga Gjirokastra ndërsa ai vetë është nga Lezha, ndarja veri-jug në periudhën kur ata janë njohur ka qenë shumë e theksuar, si edhe kulturat e ndryshme. Pikërisht duke marrë shkas nga këto dallime ai e ka mbajtur Aidën me zemër të ngrirë për 1 muaj duke e përgatitur që në veri jeta për një femër është shumë e vështirë, duke i treguar zakonet e Kanunit që ajo duhej të zbatonte.

“I kam treguar zakonet e Kanunit duke i thënë që ti duhet të ecësh me kurriz nga muri, duhet ti lash këmbët xhaxhallarëve, duhet ti ndezësh cigaren dhe e priti shumë keq,”-shprehet Genti. “Më tha që nëse kjo gjë ndodh unë të lë.”

Gentiani ka vendosur që të mos ia bëjë të lehtë takimin me prindërit të dashurës së tij të zemrës duke e mbajtur gjatë gjithë kohës në ankth me këtë ide.

“I kisha krijuar idenë se kur të takonte prindërit e mi  do shikonte babain me qeleshe, me kostum popullor ndërsa mamin me shami në kokë. E kisha brymosur që ajo do shikonte dy malësorë si të ‘kartolinave’. Kur takoi prindërit e mi, të cilët e trajtuan me shumë dashuri kuptoi që unë i kisha bërë një shaka të madhe dhe sot e kësaj dite ma përmend.”

Aida dhe Genti kanë rënë në dashuri që kur janë parë për herë të parë në Akademinë e Arteve ku studionte aktori studionte. Çifi kanë së bashku dy fëmijë, djalin Danjel dhe vajza Arja.

“Mos i fol shoferit” –Gentian Zenelaj në taksinë e Rudina Dembacaj

SHKARKO APP