”Doja” nga Arilena dhe Flori (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor. Ajo ka sjell këtë herë një bashkëpunim me Florin, të titulluar ”Doja”.

Kënga është e zhanrit baladë dhe është punuar nga producenti i njohur Darko Dimitrov. Për vargjet e tekstit është kujdesur Lindon Berisha, dhe të dy këta janë njëherësh autorë të këngës më të suksesshme të Arilenës, ”Nëntori”.

””Doja”, një këngë shumë afër zemrës sime, krijuar 3 vite më parë nga Darko Dimitrov, mirënjohëse! Me një ndjesi rrëqethëse shkruar nga Lindon Berisha, Flori, zëri yt që aq shumë e dua! Faleminderit për emocionin e bukur që i dhurove ”Dojës” tonë! Thjeshtë dhe pa shumë fjalë, për ju me gjithë energjinë tonë ”Doja”, ka shkruar Arilena në Instagram.

Arilena Ara feat. Flori Mumajesi - Doja (Official Audio)

SHKARKO APP