“Doktori i mrekullive” i jep fund beqarisë, pamjet nga dasma
Aktori i njohur për rolin e tij të “Ali Vefa” në serialin televiziv “Doktori i mrekullive” i ka dhënë fund beqarisë dhe ka kurorëzuar dashurinë me aktoren Ece Çeşmioğlu.
Dyshja i thanë “Po!” njëri-tjetrit në një ceremony të thjeshtë me pak të ftuar të mbajtur në Kemerburgaz. Lidhjen e tyre e ka kurorëzuar kryetari i Komunës Metropolitane të Stambollit, Ekrem Imamoglu.
“Ne jemi shumë të lumtur. Po e mbajmë dasmën tonë me pak të ftuar për shkak të pandemisë”, tha dyshja.
I pyetur muaj më parë për dashurinë, Taner Ölmez tha:
“Unë jam i fejuar, kam një marrëdhënie shumë të lumtur. Nëse korona nuk do të ekzistonte, unë do të isha martuar deri tani. Nëse korona mbaron, ne do të martohemi këtë verë, nëse jo, do të martohemi me shumë pak njerëz”.