Doktori, këngëtarët, politikanët dhe moderatoret bëhen bashkë
Do u bëka nami. Doktor Skerdi Faria, Big Mama, Era Rusi, Erisa Xhixho, Aulona dhe Fatma dhe Flor Mumajesi, do të jenë pjesë e “C`est la vie”. Kështu u zgjidh edhe dilema e vizitave të shpeshta të Florit nëpër Klan dhe te Albi Nako Dance.
Të gjithë bashkë do jenë për një qëllim. Do të këndojnë. Formati do vendosë përballë në çifte të gjithë konkurrentët. Në çdo çift, njëri do jetë këngëtar profesionist, tjetri jo. Gara do të jetë e fortë dhe prania në juri e kompozitorit, Aleksandër Lalo do ta bëjë edhe më emocionuese sfidën.
Të parën gjë që dinim që në fillim ishte prezenca e Marinës. Madje këtë e dinim përpara se të zbulohej formati.
Gati për të dielën mbrëma?