Doktori paditet për vdekjen e yllit të muzikës

E veja e Chris Cornell po padit mjekun e këngëtarit për vdekjen e tij. Vicky Cornell akuzon mjekun se i ka dhënë Cornell një mbingarkesë ilaçesh që çuan përfundimisht në vdekjen e tij në vitin 2017. Ajo pretendon se Robert Koblin “me neglizhencë dhe në mënyrë të përsëritur” i dha këngëtarit “substanca të rrezikshme për ndryshimin e humorit”. Vicky pohon se medikametet që i dha Koblin “dëmtuan aftësinë njohëse të Cornell, mjegulluan gjykimin e tij dhe e detyruan që të kishte sjellë të rrezikshme impulsive që ai nuk ishte në gjendje ti kontrollonte, duke i kushtuar jetën”. Cornell gjithashtu pohon se mjeku nuk e kishte ekzaminuar fizikisht këngëtarin para se ti rekomandonte ilaçet. Mjeku nuk ka bërë asnjë koment publik mbi akuzat. Cornell u gjet në një dhomë hoteli në Detroit dhe vdekja e tij u konsiderua vetvrasje. Gjurmë ilaçesh u gjetën në trupin e tij, por një raport mjeko-ligjor tregoi se ilaçet nuk ishin shkaku i vdekjes së tij.Cornell ishte vokalisti kryesor i grupit Soundgarden. Ai vdiq në moshën 52 vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?