Dolce në krahët e Limit, reagon me një kunj të fortë Edi

Puthjet pasionante mes Dolces dhe Limit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë shkaktuar reagime të shumta, por duket se nuk kanë kaluar pa vëmendjen e ish-partnerit të saj, Edit.

Vetëm pak javë më parë, Edi ishte protagonisti kryesor i romancës me Dolcen në shtëpinë më të famshme në Kosovë. Pas rikthimit të Dolces nga Grande Fratello dhe afrimitetit të saj të ri me Limin, ish-banori ka reaguar publikisht në rrjetet sociale me tone të ashpra dhe thumbuese.

Përmes një postimi në Instastory, Edi nuk i ka kursyer epitetet ndaj Dolces, duke e cilësuar atë si të paqëndrueshme dhe duke rikujtuar paralajmërimet që, sipas tij, ishin bërë edhe para nisjes së formatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë deklaratë, ai lë të kuptohet se ndryshimi i shpejtë i qëndrimeve dhe afrimiteteve të Dolces nga romanca me të, tek puthjet me Limin ishte diçka e parashikueshme për rrethin e tij shoqëror, duke përmendur drejtpërdrejt edhe Ludo Lee.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?