Doli nudo në skenë, rrëfehet aktori i parë shqiptar që theu ‘tabut’

Josif Sina është aktori që ka thyer tabut në teatrin shqiptar dhe ka dalë për herë të parë nudo.

I ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, ai ka treguar më shumë rreth rolit të tij, Jon, ku i është dashur në një moment të zhvishet krejtësisht.

“Ideja ka qenë se kam ndryshuar shumë me vitet që sot nuk e shikoj më nudizmin si problem, tabu. Më duket komplet normale. Në fund të ditës ne e kemi parë një herë veten nudo, qoftë edhe një tjetri.

Klaudja që ka shkruar tekstin ka qenë në Barcelon me një plazh nudo për familjarët, edhe fëmijët rriten me ktë ide, pa tabu.

Unë gjatë kësaj kohe të qënurit maxhorenë, duke qenë se kam parë shumë nuk më bëjnë përshtypje.

Shiko, kjo shfaqje ka pasur ‘fatin’ që ne nuk i bëm shumë reklamë, ka pas publikun e limituar, si të thuash u vetëzgjodhën vetë. Ishin edhe pedagogët tanë. Më shumë provokuese këtë shfaqje e ka bërë drama sesa nudizmi.

Personazhi është i mbyllur për 5 vjet në një psikiatri, në një moment hynë në vaskë dhe lahet. Kaq ndodh me nudizmin”, tha Josifi.

Ai gjithashtu tregoi se si familja e priti faktin që do të dilte nudo në skenë.

“Unë kam arrit në një pikë me veten time që kam arrit të bëja gjithçka që do bëja gjithçka për profesionin.

Edhe mami më mori në tek nga greqia dhe më tha si do dalësh nudo, vetëm ti apo do jenë edhe të tjerët. Po nuk jma unë me ma, është Joni, është në rol”,  u shpreh Sina.

SHKARKO APP