Doli pa rroba në mbledhjen live në Zoom, deputeti thotë se…(FOTO)
Prej shpalljes së pandemisë nga Covid-19, bota u izolua menjëherë dhe gjithçka pothuajse shkoi online. Por puna online ka supriza jo të kënshme.
Një deputet kanadez u shfaq krejtësisht nudo në një mbledhje me Zoom të një Komisioni Parlamentar. 46-vjeçari William Amos kishte hapur kamerën pa dashje, në momentin kur po ndërrohej për t’u bërë gati për mbledhjen.
Deputeti kërkoi menjëherë falje për incidentin. ”Videoja u hap kur po vishja rrobat e punës, pasi isha kthyer nga vrapi. I kërkoj falje të gjithë kolegëve. Ishte pa qëllim dhe nuk do të përsëritet më”.
Disa nga kolegët e tij përfituan për ta ngacmuar deputetin. ”Duhet t’i kujtojmë anëtarëve të komisionit, sidomos meshkujve, që kravata dhe xhaketa janë të detyrueshme, por të detyrueshme janë edhe këmisha, mbathjet ose pantallonat”.