Don Xhoni ndahet nga e dashura ruse: Mos luaj rolin e viktimës (FOTO)

Reperi shumë i dashur nga publiku, Don Xhoni i ka dhënë fund lidhjes me modelen ruse Ariana, madje edhe ka reaguar duke i kërkuar që të mos e luajë rolin e viktimës dhe të mos veprojë sikur është njeri i keq.

”Unë kam shumë respekt për ty, ke qenë pjesë e jetës time, ishin momente që nuk do të harrohen kurrë, por çdo gjë e ka një fund. Shpresoj të jesh e lumtur në jetën tënde dhe ishalla Allahu bekon zemrën tënde. E di që nuk je person i keq, kështu që mos vepro si e tillë. Mos bëj drama dhe mos luaj rolin e viktimës në rrjete sociale. Ka marrë fund, duhet ta kuptosh”,-shkruan Don Xhoni në ”Instastory”.

Më parë, modelja ruse Ariana bëri reagime në Instagram duke treguar se nuk janë më bashkë, ndonëse kishte spekulime se do të bëheshin prindër. ”Ishte një histori e bukur. Mirupafshim”, shkruajti ajo fillimisht duke vendosur edhe emojin e një zemre të thyer.

Njohja e tyre nisi rreth një vit më parë kur filluan të realizonin video live në Instagram. Rusja po ashtu bëri tatuazh edhe portretin e Don Xhonit në krahun e saj.

SHKARKO APP