Donald Trump i muroset ylli në Hollywod
Donald Trump nuk i duhet të bëhet president për të ndërtuar “murin e tij”. Kandidati Rapublikan planifikon që të ndërtojë një mur me Meksikën (madje do ta detyrojë këtë shtet të paguajë për të), ka deklaruar ai gjatë fushatës presidenciale. Artisti i rrugës në Los Angelos Plastic Jesus i dha një mur tjetër Trumpit, duke e murosur emrin e tij të shënuar në Rrugën e Famës. Në faqen e fushatës së Trump ka shkruar se “ka shumë mënyra se si mund të detyrohet Meksika ta ndërtojë këtë mur” e që kjo gjë do t’i kushtonte atyre nga 5 deri 10 miliardë dollarë. Artisti i lindur në Britaninë e Bashkuar, por që jeton në SHBA, për ta kundërshtuar këtë ka ndërtuar një mur të vogël rreth emrit të tij të shkruar në Rrugën e Famës e që ka bërë bujë në internet.