Doni trup perfekt? Mësoni si ta arrini atë

Lista e njerëzve të njohur që trajnerja personale dhe e shëndetit Kathy Kaehler ka punuar është e gjatë, përfshi këtu Drew Barrymore, Michelle Pfeiffer, Julia Roberts dhe Jennifer Aniston.

Trajnerja e VIP-ave shpenzon më shumë kohë duke folur në radio show-n e saj sesa të shtyjë njerëzit drejt palestrës.

Për shkak të trendit në rritje të trajnimeve nga telefoni dhe arsenali i njohurive mbi gjithçka për shëndetin dhe fitnesin, Kaehler tashmë punon si konsulente, duke folur me njerëz përreth botës për të ndihmuar ata të arrijnë objektivat e shëndetit dhe fitnesit.

Ajo thotë se ecja është mënyra më e mirë për të qëndruar në formë. Është e lehtë, dhe mund ta bësh kudo, vetëm apo me shoqëri. “Gjithçka që ju duhet janë këpucë të mira, madje dhe kur jeni me pushime”, thotë Kathy.

Ajo këshillon se ushtrimet më të mira për të djegur yndyrnat janë ngritja e peshave.  “Në pjesën më të madhe të kohës njerëzit mendojnë se nëse ata bëjnë vetëm kardio do të humbasin peshën, por për fat të keq jo. Me të vërtetë që duhet të shtoni dhe ushtrimet e peshës për të vënë rezistencë tek muskujt dhe të ndryshoni trupin”, shpjegon Kathy.

Raporti i ushtrimeve kardio:peshë!

Kathy jep një arsyetim interesant të ndërthurjes së ushtrimeve gjatë një jave.

“Java ka shtatë ditë. Hiqeni një ditë ku duhet të bëni një pushim të vërtetë. Pjesën tjetër të ditëve duhet të bëni çdo gjë përditë që ju rrit rrahjet e zemrës, diçka ku ndjeheni mirë  dhe djersini pak.

Pra, kjo mund të jetë një ecje, një ushtrim në klasë, biçikletë, not apo kërcim. Ka shumë ushtrime që futen tek kardio.

Prej atyre gjashtë, tre ditë i keni për të bërë trajnimin e forcës. Për shembull, në palestër me mjetet e peshës, apo dhe me gira në shtëpinë tuaj.

Mund të punoni me të gjithë peshën e trupit duke bërë squats, push up, plank të gjitha këto ushtrime që u japin rezistencë muskujve. Është një mënyrë shumë e lehtë për të organizuar javën. Pra, punon 6 ditë, dhe një ditë do të pushosh”, thotë Kathy.

SHKARKO APP