Donte të fotografonte pjesët intime, Kim Kardashian flet publikisht për paparacët “e rrezikshëm”

Të famshmit në botë nuk i shpëtojnë dot paparacëve. Janë të shumtë dhe asnjëherë nuk arrin të kuptosh se si dalin me aq shpejtësi para syve të tyre.

Kim Kardashian ka zbuluar fotografin më guximtar, i cili arriti të shtrihej në tokë për të kapur pjesët e saj intime.

Në episodin e ri të “True Hollywood Story”, Kim tregoi rastin që i ndodhi para shumë vitesh, kur punonte për Paris Hilton.

“Mbaj mend kur ishim ulur në Mercedesin e saj dhe dyert u hapën dhe në atë moment, paparacët shtriheshin në tokë për të bërë fotografi poshtë veshjes. Ajo thoshte: ‘Në rregull. Ne duhet të sigurohemi që të mos ta marrin këtë gjë’.

Paris ishte një mësuese shumë e shkëlqyer për mua. Unë vërtet jam mirënjohëse për përvojat e mia me të … Ajo është një arsye e madhe e suksesit tim”, tha Kim.

Një tjetër rast lidhej me një fotograf, i cili nuk hezitoi ta pyeste: “Nuk do që askush të ta shohë?”

SHKARKO APP