Drake prezanton të dashurën e re

Reperi i njohur Drake ka pozuar në krah të gazetares së NBC, Ros Gold në tapetin e kuq të NBA Awards. Ai ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, të cilën e ka shoqëruar me nënshkrimin: “Shoqëruesja ime e shkëlqyer për këtë natë”.  Thuhet se ka nisur një romancë mes të dyve, ndërsa Drake ka shprehur pëlqimin ndaj saj që në 2015. Ai është përfolur shpesh për lidhjet e tij, si ajo me Rihanna dhe Jennifer Lopez, por duket se ato janë të kaluara. Ai duket i lumtur dhe shumë i qeshur në krah të saj, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ka filluar dicka serioze mes tyre.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?