”Dritë më lanë pa lekë”, Bardhi zbulon emrin e vajzës dhe publikon këngën dedikim për të
Showbiz E Premte, 4 Tetor 2024 19:11
Reperi Bardhi sapo ka publikuar këngën e re ”Qikes tem”, dedikim për vajzën që ai dhe partnerja e tij, Sara Gjordeni presin të vijë në jetë së shpejti, dhe kjo ka ngjallur mjaft kuriozitet te komentuesit. Nea, është emri i së voglës që Bardhi e zbulon në këngë, ku rrëfen të gjithë çfarë kanë kaluar ai dhe Sara pas Big Brother. Bardhi tregon për pamundësitë financiare, për ikjen e miqëve dhe thotë ”Dritë më lanë pa lekë”.