Drithëruese! Albina dhe familja shkëlqejnë në finalen e Eurovizionit
Albina dhe Familja Kelmendi dhuruan shumë energji dhe adrenalinë në finalen e Eurovizionit me këngën e tyre ‘Duje’ në gjuhën shqipe, e cila ndezi skenën M&S Bank Arena në Liverpool.
Skenografia dhe veshjet e këngëtarëve ishin një detaj shumë i veçantë dhe i kombinuar në mënyrë perfekte për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë dhe traditën në festivalin më të madh evropian Eurovision 2023.
Këngëtarja Albina dhe Familja Kelmendi kanë zgjedhur ngjyrat e kombit që përfaqësojnë për ti shpalosur në Eurovision 2023 që përveç mesazhit të këngës për një familje të bashkuar treguan dhe dashurinë për vendin e tyre.