Droni i parë në ”Big Brother Kosova Vip 4”
Në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 4” ka mbërritur droni i parë i këtij edicioni, dhe ai ishte dedikuar pikërisht për banorin Edi. Ky moment solli menjëherë reagime dhe emocione, duke krijuar një atmosferë të veçantë te banorët. Droni që u shfaq mbi oborrin e shtëpisë, përmbante një mesazh surprizues për Eduardin, duke e bërë atë qendër të vëmendjes. Banorët e tjerë u mblodhën rreth tij, të entuziazmuar për të parë përmbajtjen e mesazhit. Ky gjest nga jashtë tregon se Edi po fiton mbështetje dhe pëlqim nga publiku, ndonëse ende janë në fazat e para të lojës.
KOHA JONË SONDAZH

