Dua e dashuruar me plazhet e Shqipërisë: Nuk dua të largohem kurrë

Ylli global me origjinë shqiptare, Dua Lipa, prej disa ditësh po qëndron në trojet e vendlindjes. Ajo ka realizuar një sërë aktivitetesh këtu, gjersa tani po kalon kohë të mrekullueshme me familjen e po ashtu edhe me të dashurin e saj, modelin Anwar Hadid.

Dua po shijon jugun e Shqipërisë, gjersa janë vendosur saktësisht në Kep Merli. 25-vjeçarja ka ndarë disa imazhe me bikini, madje thekson se nuk dëshiron të largohet kurrë nga ky vend. ”Nuk dua të largohem kurrë”, shkruan Dua te fotot e publikuara në Instagram.

Imazhet e shfaqin Lipën në formë të mrekullueshme përkundër se nuk munguan edhe disa pamje të vendit përrallor. Familja Lipa ndërkohë në pushime kanë qenë të shoqëruar edhe nga kryeministri Edi Rama.

Ylli i popit erdhi në Shqipëri për të parë nga afër procesin e ndërtimit të një kopshti për fëmijë. Kopshti po ndërtohet nga Sunny Hill Foundation, një fondacion i krijuar nga Dua i cili përqendrohet te kontributet në Kosovë dhe Shqipëri në aspekte të ndryshme, veçanërisht në art dhe kulturë.

Promovimi që Dua po i bën Shqipërisë është një mundësi e madhe që turistë nga e gjithë bota të vizitojnë Shqipërinë, pasi popullariti i Dua-s është i shtrirë në çdo ane të botës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

SHKARKO APP