Dua Lipa arrin një tjetër sukses dhe lë pas artiste shumë të njohura

Dua Lipa padyshim që po përjeton perudhën e saj më të mirë dhe sukseset e saj nuk kanë të ndalur.

Albumi i saj i fundit “Future Nostalgia” ka rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm që i ka ofruar këngëtares shqiptares ndër të tjera edhe shumë miliona euro.

Kënga e parë e këtij albumi që titullohet “Don’t start now”, e publikuar në tetor të vitit të kaluar ka qëndruar në top listat ndërkombëtare për javë me radhë.

Ndërsa së fundi ajo ka arritur të renditet e para në “Spotify”, duke lënë pas emra të mirënjohur nga e gjithë bota.

Dua kryeson listën me top-10 artistet më të dëgjuara, ndërsa lë pas Billie Eilish, Taylor Swift, Ariana Grande, e shumë të tjera.

SHKARKO APP