Dua Lipa bashkëpunim me legjendën e muzikës italiane
Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa po arrin majat e suksesit në tregun muzikor ndërkombëtar.
Pas nxjerrjes në treg të hiteve si ‘New Rules’, ‘IDGAF’ apo ‘One Kiss’, 22-vjeçarja po vjen në një bashkëpunim me legjendën e muzikës italiane, Andrea Bocelli.
Dy këngëtarët do vijnë me një baladë të titulluar ‘If Only’, e cila do të jetë pjesë e albumit të Bocellit, ‘Si’.
Lajmi është konfirmuar nga këngëtari italian në faqen e tij Facebook.
Ai ka publikuar disa momente nga regjistrimi i kësaj kënge të përcjellë nga kamerat e BBC.
KOHA JONË SONDAZH

