Dua Lipa bëhet e ”keqe”, videoklip të nxehtë me Miley Cyrus (VIDEO)

Artistja botërore, Miley Cyrus ka publikuar këngën më të re. Titullohet (Prisoner) dhe është kënga e dytë nga albumi “Plastic Heart”. Pranë saj këngëtarja e skandaleve të mëdha, ka vendosur të ketë një tjetër yll të muzikës që është Dua Lipa.

Në këtë klip të dyja popstar-et shfaqen të nxehta dhe provokuese, në një atmosferë punk-rock, me gjak të rremë dhe puthje.

Vajzat e “këqija” shfaqen ndërsa bëjnë xhiro gjatë natës me një autobus, ku argëtohen dhe nga ana tjetër bëjnë festa të ndaluara. Nata e çmendur e vajzave përfundon në një lokal të vogël mes lëvizjeve seksi, këngëve dhe simboleve të palejuara.

Videoklipi për 12 orë nga publikimi ka marrë mbi 3.4 milion shikime dhe është në vendin e 5-të në Youtube, si videoja më e shikuar e momentit në të gjithë botën.

SHKARKO APP