Dua Lipa bëhet imazhi më i ri i “Versaces”
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po vazhdon të ketë sukses në gjithçka që bënë, tashmë edhe jashtë botës së muzikës.
Së fundmi Dua Lipa është bërë pjesë e fushatës së koleksionit vjeshtë/dimër të veshjeve të markës ‘Versace’. Lajmin e madh e ka dhënë vetë këngëtarja, duke postuar disa fotografi të realizuara për veshjet më të reja “Versace” në rrjetet e saj sociale.
“Donatella ti je një ikonë dhe një legjendë dhe të jam shumë mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen. Kjo ditë do të jetë njëra prej atyre që asnjëherë nuk do t’i harroj. Faleminderit”, ka shkruar ajo në fotot, ku shfaqet me flokë të kuqe./