Dua Lipa dhuron performancë fantastike në “The Ellen Show”

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka performuar së fundmi në spektaklin e madh “The Ellen Show”. Ajo ka performuar live hitin e saj më të fundit “Don’t start now”, duke mahnitur publikun e pranishëm. Me një performancë atraktive dhe interpretim korrekt, Dua mori komentet më të mira nga fansat për performancën e saj. Ajo para pak ditësh publikoi në YouTube një video, ku tregonte kamerën e fshehur që kishte realizuar ekskluzivisht për këtë emision. Lipa ishte maskuar si një shitëse në super-market, teksa këndonte për të pranishmit disa nga këngët e saj. Videoja e u transmetua përgjatë emisionit, duke shkaktuar të qeshura të shumta te publiku.

Dua Lipa Gets the Crowd Dancing with ‘Don’t Start Now’

https://www.instagram.com/p/B7Hhn8hBCe9/

SHKARKO APP