Dua Lipa e mahnitur për 6-të nominimet në Grammy: Ndodhin veç në ëndrra

Dua Lipa do të performojë në mesin e shumë yjeve botërore në ceremoninë prestigjioze të çmimeve Grammy që do të zhvillohet sonte. Ajo po ashtu është e nominuar për çmime në gjithsej gjashtë kategori të mëdha “Record of the Year”, “Album of the Year”, “Best Pop Vocal Album”, “Song of the Year”, “Best Pop Solo Performance” dhe “Best Pop Duo/Group Performance”.

Këngëtarja 25-vjeçare nga Kosova është e mahnitur për nominimin e saj në të gjitha këto kategori. Për “Mirror” këngëtarja ka thënë se “këto janë gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra. Shpresoj që nuk do të më zgjojë dikush nga gjumi dhe të më thotë: Në rregull, është koha për shkollë”.

Në ceremoninë e këtij viti, artisten shqiptare e kalon me nominime vetëm diva e muzikës Beyonce e cila është e nominuar në nëntë kategori. Kujtojmë se Dua kishte fituar dy çmime Grammy edhe në vitin 2019.

SHKARKO APP