Dua Lipa: Është koha të çlirohemi nga “shtypja” e burrave
Dua Lipa nuk ka frikë asnjëherë të tregojë feminilitetin e saj. Ajo shprehet se dëshiron që gratë e tjera të kenë guximin për të bërë të njëjtën gjë si ajo dhe të jenë krenare.
“Si gra, ne kemi qenë të shtypura se si duhet të dukesh apo të jesh. Ne nuk kemi mundur të ndiejmë vërtetë se kush jemi dhe për të eksploruar anën seksuale dhe femërore të vetes.
Brezat e rinj kanë një vështrim vërtet interesant për jetën. Mënyra se si ata mendojnë është shumë më e zhvilluar. Vëllai im është 16 vjeç. Ai është shumë më i interesuar për mënyrën se si funksionojnë gjërat në botë. E njëjta gjë me motrën time”, ka vijuar më tej ajo.
Artistja me origjinë shqiptare përfundon duke thënë se vajzat ende përballen me diskriminim në industrinë e diskografisë.