Dua Lipa: Femrat do të udhëheqin botën

Dua Lipa është një këngëtare e re në tregun muzikor, por i ka ngjitur shumë shpejt shkallët e suksesit. Ajo është një nga këngëtaret më të famshme në tregun ndërkombëtar. Dhe tani Dua Lipa dëshiron që të përdorë platofrmën e saj për të mësuar gjeneratën e ardhshme se çfarë do të thotë të jesh feministe. Këngëtarja e “New Rules” është një feministe e hapur dhe thotë se kushdo që nuk beson në barazinë gjinore është “seksist”. Ylli i pop-it ka bërë një premtim për të edukuar brezin e ardhshëm duke përdorur këngët e saj për të predikuar respektin për burrat dhe gratë. Në një intervistë për ES Magazine këngëtarja me origjinë shqiptare tha: “Gratë janë e ardhmja e botës. Ne do të udhëheqim botën. Ideja ime për feminizmin është thjesht dashuria e barazisë. Është vetëm që gratë duan të trajtohen njësoj dhe të kenë mundësi të barabarta. Unë mendoj se ne vetëm duhet të mësojmë brezin e ri”. Dua gjithashtu foli dhe për grackën e famës, e cila ka pushtuar privatësinë e saj dhe nuk është në gjendje të kontrollojë se cilat aspekte të jetës së saj personale ndahen me botën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?