Dua Lipa, fiksimi i ri i muzikës pop në Britani: Ja idhujt e mi
Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, është kthyer në idhulli n e ri të fansave në Britaninë e Madhe sa i takon muzikës pop.
Në një intervistë në mediumin italian Tgcom 24”, Lipa cilësohet si zëri i fuqishëm dhe ekspresiv që bashkohet nga një imazh tërheqës, duke arritur në një moshë shumë të re suksese ndërkombëtare.
Pas këngëve që kanë arritur të shiten në miliona kopje në të gjithë Europën, si “Be The One” dhe “Hotter Then Hell”, në qershor do të dalë dhe albumi i parë.
Dhe ajo nuk do t’ia dijë për bukurinë e saj. “Për mua rëndësi ka vetëm muzika, – thotë Dua Lipa. – Mendoj që nëse këngët janë të mira, imazhi do të jetë një element i personazhit tim, por nuk do të mbizotërojë. Mua më pëlqen të vishem në mënyrë të kujdesshme, por nuk kam ndër mend të ndryshoj për të tërhequr vëmendjen. Këtë e bëj me zërin tim”.
Dua, tregon më tej se cili është frymëzimi i këngëve të saj: “Jeta ime. Shumë nga këngët e mia janë autobiografi. Në çdo moment mund të jetë ai i duhuri për ta bërë një gjë të tillë”.
Protagoniste e një koncerti të madh e të suksesshëm në Milano disa ditë më parë, Lipa në Britani është shndërruar në një yll të vërtetë.
Gazetat i kushtojë kopertinat e para dhe shërbime fotografike, duke e cilësuar si “fiksimin e ri britanik të muzikës pop”.
“Kjo për mua është shumë ekzaltuese, – shpjegon,. – E gjithë kjo vëmendje është shumë e bukur, por përpiqem të mos i kushtoj shumë rëndësi. Cilat janë artistet që më kanë bërë të ndërmarr këtë karrierë? Nelly Furtado dhe Pink, kanë qenë dy postar-et që kam dashur më shumë. Dy artiste fantastike që i dua akoma dhe sot. Kur isha e vogël, i shikoja dhe mendoja: “Dua të bëhem si ato”.