Dua Lipa filmohet duke mbuluar me para striptistet, rrjeti e “masakron”

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është filmuar duke festuar pas “Grammy”, në një klub me striptiste. Dua shfaqet duke u argëtuar teksa i mbulon me para kërcimtaret.

Ajo shoqërohet nga Lil Nas X, Rosalia dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid. Video po bën xhiron e rrjetit dhe ka nxitur një lumë kritikash.

Personi që ka publikuar videon shkruan: “Çfarë shembulli i mirë Dua Lipa, Lizzo, Rosalia duke seksualizuar gratë, por më pas ato do thonë se janë feministe”.

Swiss Digital Desktop Reklama

#dualipaisoverparty është hashtagu që kanë nisur të shpërndajnë kritikët e saj duke bërë thirrje edhe për bojkotim të muzikës së saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Dua nuk ka reaguar ende pas këtyre kritikave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?