Dua Lipa fiton çmimin e rëndësishëm në “BAMBI Awards”

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, po vazhdon me suksese në arenën ndërkombëtare. Në Berlin u ndanë sërish çmimet BAMBI, njërin prej tyre e mori këngëtarja me origjinë nga Kosova. Ajo u shpërblye me një çmim mjaft të rëndësishëm në këtë mbrëmje, atë për “muzikën më të mirë internacionale”.

Këngëtarja shqiptare u ngjit në skenë për të marrë trofeun e artë të Bambit, që njëherësh është e para që merr në një spektakël si ky.

Organizatorët e Bambit e quajnë Bambin çmimin më të rëndësishëm mediatik të Gjermanisë, i cili këtë vit mbushi 70 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua i ofroi publikut një performancë me tre këngët e saj më të famshme: “Be the one”, “Neë Rules” dhe “IDGAF”. Dua Lipa u lind në Londër, në një familje me prejardhje nga Kosova. Interesin për muzikën e mori që kur ishte ende fëmijë falë të atit, Dukagjin Lipa, i cili është një këngëtar i njohur në Kosovë.

Swiss Digital Mobile Reklama

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?