Dua Lipa flet për zërat e shtatzënisë

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa nuk i ka qejf thashethemet ndaj vendosi ta sqaronte publikisht se jo, nuk është shtatzënë, ndonëse njerëzit hodhën dyshime nisur nga disa emoji. Disa madje shkuan edhe më tej duke thënë se “Dua duket shtatzënë”. Nuk e dimë ku u bazuan, por kështu shkruan.

“Vendosa një shishe të vogël për bebe, një engjëll të vogël, disa xixa. Gjëra të zakonshme”,-tha Dua te Jimmy Kimmel. Nuk e mendova. Postova foton dhe pastaj pashë komentet dhe dikush shkruante, ”A je shtatzënë?” Dhe unë shihja në foto, shihja dhe komentet”.

Dua bëri shaka duke shtuar se “sigurisht që nuk dukej shtatzënë”. “Disa njerëz shkruan se unë kisha postuar një mesazh të fshehtë dhe po lajmëroja shtatzëninë time. Nuk jam shtatzënë, për ta sqaruar. Nuk jam.”

SHKARKO APP