Dua Lipa fotografohet me të dashurin e saj, Anwar Hadid në rrugët e New York-ut

Ata janë në një lidhje dashurie për më shumë se një vit. Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid, u shfaqën të lumtur së bashku gjatë një shëtitje në New York të hënën.

Krijuesja e hitit “One Kiss”, 25 vjece dhe partneri i saj, modeli 21 vjeçar, u fotografuan për dore ndërsa ecnin në rrugë. Dua tregoi figurën trupore e veshur në të zeza, shoqëruar me një palë pantallona të lëkurës dhe një triko të zezë të veçantë.

Shëtitja e çiftit vjen pak ditë pasi motra e madhe e Anwar, Gigi, u bë nënë për herë të parë. Dua u zhvendos në Los Angeles për të qenë më afër të dashurit të saj, shkaku i pandemisë.

The Sun raportoi se udhëtimi i saj erdhi meqë në një situatë pandemie, nuk ishte e sigurt që ylli shqiptar të udhëtonte herë pas here.

SHKARKO APP