Dua Lipa hap turneun e parë, na prezanton me familjen

Këngëtarja me origjinë shqiptare që është rritur në Londër, Dua Lipa ka hapur turneun e saj muzikor mbrëmjen e së enjtes në Brighton Dome. Ajo do të performojë në shumë vende të Amerikës, Anglisë dhe Europës gjatë këtyre 2 muajve. Ky është turneu i saj muzikor, të cilit ka vendosur që t’i vendosë emrin e saj. Gjithashtu, 22-vjeçarja nuk ka harruar që të na prezantojë me familjen, të cilët janë mbështetësit e saj më të mëdhenj. Në një postim në Instagram, Dua na ka treguar motrën, vëllain dhe prindërit e saj. Ajo ka arritur sukses të madh në një periudhë të shkurtër kohe pasi ka bashkëpunuar me emra të njohur, si Sean Paul dhe Martin Garrix.

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?