Dua Lipa ikona e ”Brit Awards 2021”, rrëmbeu 2 çmimet kryesore. Mesazhi që dha me veshjen

Dua Lipa ishte fituesja e madhe në ”Brit Awards 2021”, mbrëmje e cila shënoi rikthimin muzikës live me audiencë të pranishme në ”The O2 Arena” në Londër, pas më shumë se një viti. Ajo fitoi çmimet ”Artistja më e mirë femër” dhe “Albumi më i mirë i vitit” për albumin ”Future Nostalgia”.

Në fjalimin pas pranimit të çmimit të saj të parë, për të kërkuar ngritje të pagave për punëtorët shëndetësorë të vijës së parë të frontit dhe në fjalimin e çmimit të dytë, kërkoi një çmim trimërie pas vdekjes për 20-vjeçarit, Folajimi Olubunmi-Adewole, i cili vdiq së fundmi pasi ra në lumin Thames për të shpëtuar një grua.

I përshtatur me stilin e saj, Dua Lipa zgjodhi të kalonte në tapetin e kuq të ”Brit Awards” me një fustan të Vivienne Westwood Couture, pjesë e një koleksioni që paraqet një Marie Antoinette të kohëve moderne.

Zgjedhja duket se nuk është aspak rastësore, por shërben si një formë homazhi për Amy Winehouse në vitin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta. Fustani në ngjyrë të verdhë, shoqëruar me një bisht të gjatë, si edhe modeli i flokëve janë të ngjashëm me look-un që Amy u paraqit në BRIT Awards 2007. Fustani ikonik i saj do të dalë në ankand në korrik.

SHKARKO APP