Dua Lipa, imazh i markës së njohur italiane
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka regjistruar cover-in e këngës “Bang Bang” për linjën e veshjeve të Patrizia Pepe. Është publikuar edhe reklama ku protagoniste është Dua me disa vajza dhe djem, të cilët kanë qëllim të tregojnë veshjet e firmës së njohur italiane. Shumë emra të njohur të muzikës janë bërë imazh i markave të njohura si; Rita Ora për Tezenis, apo Selena Gomez për Puma. Nuk mund të mbetet pas Rihanna që vazhdon kontratën e saj me Puma dhe ka sjellë shpesh koleksionet e saj. Nuk dihet arsyeja përse Patrizia zgjodhi Duan, por ky mund të jetë suksesi i rradhës për 21-vjecaren.