Dua Lipa jep lajmin e keq për fansat: Shtyn turneun europian
Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për Dua Lipën. Artistja me origjinë shqiptare publikoi në fillim të këtij viti “Future Nostalgia”, ndërkohë që vetëm pak javë më parë erdhi me një version remix të këtij albumi, për realizimin e të cilit u bë bashkë me disa emra të njohur me famë botërore.
Këngëtarja kishte planifikuar mbajtjen e një turi nëpër Europë, por duke qenë se situata prej pandemisë paraqitet e rënduar, ajo ka vendosur ta shtyjë atë për në shtator dhe tetor të vitit të ardhshëm. Lajmin e ka bërë me dije vetë Dua përmes një postimi në rrjete sociale, ku shprehet se biletat do të jenë të vlefshme, ndërsa premton surpriza tê shumta për fansat e saj.
“Me zemër të thyer ju njoftoj se turneu im i ardhëm europian për në shtator dhe tetor 2021 është shtyrë. Ne kemi monitoruar situatën dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt.
Ju lutemi mbani biletat tuaja pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Më ka marrë malli për të qenë në turne më së shumti gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të ribashkohem me të gjithë dhe të festoj së shpejti!!”, ka shkruar Dua, ndërsa premton supriza të reja për fansat.
/abcnews.al