Dua Lipa korr sukses në klasifikimin europian të MTV

Ajo po shijon sukseset e projektit të saj më të fundit muzikor “New Rules”, të cilat janë të shumta. Ndërkohë që po përgatitet për turneun e saj britank, biletat e të cilit thuajse janë shitur të gjitha, Dua vazhdon të renditet mjaft mirë në klasifikimet muzikore në botë.

Në klasifikimin europian të “MTV”, Dua Lipa dhe projekti i saj “New Rules”, renditen në vendin e tretë, duke lënë pas hitin e shumëpërfolur të Taylor Swift, “Look What You Made Me Do”.

Dua ka lajmëruar gjithashtu fansat e saj, se kënga “New Rules”, tani do të vijë dhe në versionin indian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?