Dua Lipa kujton Nexhmije Pagarushën

Bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, u nda nga jeta të premten. Ngushëllime për vdekjen e saj kanë shprehur emra të shumtë, duke nisur që nga krerët e lartë të shtetit e deri te emrat e njohur nga estrada. Artistë të shumtë e kanë përjetuar rëndë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ikonës, e cila ka lënë prapa një karrierë të pasur me këngë të cilësisë së lartë artistike.

Një kujtim në nder të saj erdhi edhe nga artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Ajo publikoi një imazh bardhë e zi të Pagarushës shoqëruar me një emoji në formë zemre, duke lënë kështu nën dije respektin e madh që gëzonte për pasurinë kombëtare të artit shqiptar.

Dua përndryshe performoi së fundmi në festivalin më të madh italian dhe njëherësh më të vjetrin në Evropë, “Sanremo 2020”.

SHKARKO APP