Dua Lipa: Kur më thonin “nuk ke zë…”

Këngëtarja prishtinase me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, para ca ditësh ka mbajtur koncertet e para në kryeqytetet shqipëtare, Prishtinë dhe Tiranë.
Suksesi padyshim ishte i jashtëzakonshëm duke e pasur parasysh edhe talentin e saj muzikor.
Por me disa fjalë ajo bën të ditur se rruga deri te ky sukses ishte mjaft e vështirë dhe se shpeshherë është ndjerë edhe e nënvlerësuar.
“Kur kam qenë në shkollën në Londër, mësuesi nuk më futi në kor sepse mendonte se s’kisha zë”, pohon ajo.
Duke shtuar se gjithsesi, në rrugën drejt asaj që do, ka ulje-ngritje dhe kjo është normale.

SHKARKO APP