Dua Lipa mbështet palestinezët: Spastrimi etnik duhet të marrë fund

Artisja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e njohur për përfshirjen në problemet sociale, thotë se spastrimi etnik i popullit palestinez duhet të marrë fund.

“Spastrimi etnik i popullit palestinez duhet të marrë fund. Mjaft! Është çështje e të drejtave të njeriut. Zgjohuni njerëz”, postoi Lipa në llogarinë e saj në Instagram, ku ka më shumë se 66 milionë ndjekës.

Në llogarinë e saj, këngëtarja gjithashtu përfshiu fotografinë e Katedrales Notre Dame në Francë, e cila u dëmtua nga zjarri në vitin 2019 dhe zjarrin që shpërtheu në Mesxhid al-Aksa si rezultat i sulmeve të Izraelit. Ajo po ashtu ka bërë edhe thirrje për ndihmë për palestinezët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?