Dua Lipa me një bashkëpunim me Justin Bieber

2017-ta ka qenë një vit i ‘çmendur’ për këngëtaren shqiptare Dua Lipa. U nis mbarë në llim me bashkëpunimin ‘Scared to be Lonely’ me Martin Garrix për të vazhduar me publikimin e albumit të parë, ngjitjes në majë të top listës britanike dhe një turi të pandalshëm të koncerteve.

E gjithë ky proces duket se ka pasur impaktin e tij për krijimin e lidhjeve të reja të bashkëpunimit edhe për babain e Duas, Dukagjinin i cili njëherësh merret me menaxhimin e karrierës së këngëtares. Besoni ose jo, Dukagjini ka pranuar një dhuratë nga hiq më pak se Scooter Braun, menaxheri i Justin Bieber nga llimi i karrierës si 12 vjeçar me videot në Youtube.

Përmes një postimi, Lipa ka falemnderuar Braun per dhuratën – një palë shorce nga koleksioni ‘Tour’ i Bieber. Provat mbi kontaktet tashmë dihen! Mos u çuditni nëse shpejt mund të dëgjojmë mbi një bashkëpunim mes këngëtares me origjinë nga Kosova dhe super-yllit botëror (kur ky i fundit të ndajë mendjen mes muzikës dhe fesë së përmendur së fundmi). /Prive.al/

SHKARKO APP