Dua Lipa në telashe

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është paditur pasi publikoi në Instagram një foto të saj që ishte realizuar nga një paparazzi.

Sipas çështjes së depozituar në një gjykatë amerikane, ylli i muzikës ishte fotografuar duke qëndruar në radhë në aeroport në shkurt të 2019, foto të cilët e shpërndau më pas me fansat e saj “pa leje apo autorizim”.

Kompania Integral Images shprehet se Lipa përfitoi nga kjo foto pasi Instagrami i saj shërben si mjet marketingu për muzikën. Ajo kërkon një dëmshpërblim prej 150 mijë dollarësh.

Kompania po kërkon gjithashtu një urdhër që e pengon këngëtaren të kryejë veprime të ngjashme në të ardhmen si dhe shpenzimet e gjyqit.

Lipa e postoi foton në llogarinë e saj në Instagram në 7 Shkurt 2019, rreth katër ditë pasi ajo ishte realizuar.

SHKARKO APP